Ulen radhët e pritjes për skanerin dhe rezonancën

schedule16:30 - 10 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 10 Korrik, 2019

Pakësohen radhët e pritjes për të kryer skanerin dhe rezonancën në spitalet publike. Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thotë se me investimet e kryera, shërbimet për qytetarët janë përmirësuar.

Qytetarët nuk do të mbajnë më radhë për të kryer një skaner në spitalet publike. Ndërsa për rezonancën pritja nuk do ta kalojë muajin.

Me investimet e kryera dhe  rezervimin e ekzaminimit përmes internetit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu thotë se është përmirësuar shërbimi ndaj pacientëve.

“Me shtimin e rezonancave moderne, siç është kjo në QSUT por edhe rezonanca e re në Elbasan, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve, duke bërë të mundur uljen e radhëve të pritjes në kohë shumë më të mira se më parë dhe më të mira se vendet e tjera. Sot mund të themi se nuk ka rradhë pritje për një skaner pasi bëhet nga sot nesër, ndërsa për rezonancën e kemi ulur nga 90 ditë rradhën e pritjes, në 37 ditë”.

Përmes rezonancës së re ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” rreth katër mijë pacientë në vit mund të diagnostikojnë sëmundjet neurologjike në fazë të hershme.

Ndërsa në të gjitha spitalet publike Ministria e Shëndetësisë thotë se mbi 18 mijë pacientë në vit mund të kryejnë këtë ekzaminim pa pagesë. /ABC News Albania 24/7