Ulen ndjeshëm temperaturat, si parashikohet moti për sot

schedule07:24 - 22 Shkurt, 2022

schedule 07:24 - 22 Shkurt, 2022

Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. Por në orët në vijim parashikohet përmirësim i lehtë dhe gradula i kushteve të motit në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizotëron nga masa ajrore të paqëndrueshme duke diktuar reshje shiu e dëbore, Konkretisht; Europa veriore dhe ajo Lindore dominohen nga stuhi të fuqishme ere dhe reshje të dendura dëbore. Vijon me shira intensive dhe stuhi të forta ere Britania e madhe, Europa qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit, si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare e zhvilluar prej disa ditësh në qendre te kontinentit. Ndërsa vijon në ndikimin e motit të kthjellët DHE të ngrohtë vetëm Europa Jugperëndimore.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë të martës do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Po ashtu mbeten vranësirat e shpeshta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin, ku pritet që reshjet në Kosovë të jenë kryesisht reshje në formë dëbore.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedoninë e Veriut do të jetë në ndikimin e motit të vranët në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjell reshje dëbore, si pasoj e rikthimit të temperaturave të ulëta në vend. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra kohore me kthjellime.

/abcnews.al/