Ulen lehtë infektimet, 5 viktima nga COVID në vend, 123 pacientë në spitale

schedule16:58 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:58 - 11 Shkurt, 2022

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë këtë të premte në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2948 testime të kryera kanë rezultuar me COVID 531 qytetarë, ndërsa një ditë më parë ishin 604 të infektuar. Betejën me virusin në 24 orët e fundit e kanë humbur 5 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç”, raporton ministria.

531 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në këto bashki: 220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 9,829 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, apelon ministria.

Statistika (11 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 531
Të shëruar në 24 orë 1333
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2948

Testime totale 1,707,815
Raste pozitive 267,551
Raste të shëruara 254,315
Raste Aktive 9,829
Humbje jete 3,407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3372
Fier 1343
Shkodër 875
Vlorë 805
Gjirokastër 779
Elbasan 729
Berat 677
Lezhë 380
Korçë 306
Durrës 280
Kukës 216
Dibër 67

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!