Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë nëntorit të vitit të kaluar niveli i kredive të këqija ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 4.19% nga 4.33% që u regjistrua në muajin tetor.
Por përmirësimi duket edhe në raportin e kredive me probleme me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.
Në total stoku i kredive me probleme vlerësohet në rreth 38.8 miliardë lekë, nga 39.6 miliardë lekësh që ishte më herët.
Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarëve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend. Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit por edhe e pagave.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.
Tashmë norma e interesit në lekë ka zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht kjo ul edhe kostot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare. Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.


