Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveri perfekte nuk ka, por veprat kanë qenë të shumta. Ai theksoi se kjo qeveri uli për herë të parë çmimin e energjisë që nga viti 1990.
Rama tha se 67% e Tiranës ka ujë 24 orë dhe janë ndërtuar 53 spitale.
“Politikë BE bën vetëm kur të pengon. Po të mbylli sytë dhe të thotë këta janë të korruptuar, s’kanë bërë asnjë parim, por ne do i marrim. Kjo nuk ndodh.
Korrupsion ka kudo, në cilido vend qofsh. Problemi është sa ka korrupsion. Edhe ka shumë më pak seç kishte dje. Si do të rrotullohet bota gjithmonë do të ketë pushtetarë. Qeveri perfekte nuk ka. Pyll pa derra nuk ka. Por ka qeveri dhe qeveri. Nëse ti do vepra, unë të mbaj ty këtu deri nesër.
Ne kemi ndërtuar 53 spitale, e di ti Ahmet? Si nuk paskemi bërë asgjë. E di sa ujë kishte Shqipëria? 4 zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri. Tani janë 43 zona urbane që kanë 24 orë ujë. 93 zona rurale që kanë 24 orë ujë. 67% e Bashkisë së Tiranës kanë 24 orë ujë. Si thoni s’ka ujë Tirana? Kështu që pse ne flasim akoma për ujë? Sepse vijmë nga një prapambetje shumë e thellë.
E ulëm me 10.5% energjinë elektrike. e quaj historike sepse që nga viti 1990, është hera e parë që ulet çmimi i energjisë”, deklaroi Rama./abcnews.al