Ulje temperaturash dhe shtrëngata shiu, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

schedule16:24 - 1 Maj, 2022

schedule 16:24 - 1 Maj, 2022

Java e ardhshme do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin, për shkak të reshjeve të shiut që herë pas herë do të vijnë në formën e shtrëngatave,

Dita e hënë dhe e martë do të ketë temperatura më të ulëta nga ditët e nxehta me të cilët u përballëm javën që lamë pas.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Kjo javë që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime. Ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të freskëta me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin edhe në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.

Tashmë po i afrohemi fundit të pranverës, kështu orët e gjata të ditës sjellin temperatura në rritje. Pikërisht në këto orare duke patur dhe paqendrueshmëri në ajër krijohen kushtet për reshje, shtrëngata e rrebeshe të përkohshme të cilat e prekin vendin pjesërisht. 

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë shtrëngatave me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht të premten.

/Abcnews.al/