Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Uldedaj, kampion i botës/ Boksieri shqiptar fiton titullin në federatën e njohur IBO

schedule11:44 - 26 Tetor, 2025

schedule 11:44 - 26 Tetor, 2025

Qielli është limiti.

Kështu thuhet në rast triumfesh të mëdhenj, dhe kur ëndrra të çon edhe shumë më larg.

Shqipëria ka një kampion të botës në boks, pasi Jurgen Uldedaj fitoi brezin e artë në Federatën IBO, në peshën që quhet kruizer, deri në 90.7 kg.



Në Arenën “O2” të Londrës, shqiptari nga Lezha mundi me pikë kamerunasin Rollli Lambert Fogum, në një sukses krejtësisht të merituar.

Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim, 120-108, 118-110 dhe 119-109 në favor të 28-vjeçarit kuqezi.

Uldedaj u tregua më agresiv që nga fillimi, duke marrë epërsi, të cilën e ruajti deri në fund.

Boksieri që jeton në Gjermani ka tani 21 fitore dhe vetëm 1 humbje në karrierë, duke arritur suksesin më të madh sportiv, e duke mbajtur tani brezin e artë të titullit që kishte mbetur vakant.

Më herët, ai ishte shpallur kampion bote për të rinj, si dhe kampion i Mesdheut.

Federata IBO është njëra nga pesë Federatat e boksit profesionist botëror, ndonëse Federatat e tjera si WBA, WBO, WBC dhe IBF nuk e njohin, edhe pse vitet e fundit titulli kampion I botës në IBO është unifikuar me titujt e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!