Ukrainë: Ndodhi shkëmbimi i parë i plot i robërve të luftës, sa civilë dhe ushtarë janë kthyer në atdhe

schedule17:46 - 24 Mars, 2022

schedule 17:46 - 24 Mars, 2022

Zëvendëskryeministrja Ukrainës ka deklaruar se ka ka ndodhur shkëmbimi i parë i plotë i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook , zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se 11 marinarë civilë rusë u kthyen në vendin e tyre pasi u shpëtuan nga një anije e fundosur pranë qytetit port të Odesa.

Në këmbim, 19 marinarë civilë ukrainas kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpi pasi anija e tyre e shpëtimit, Sapphire, u kap nga forcat ruse, tha ajo.

Vershchuk shtoi se 10 “pushtues të kapur” janë shkëmbyer gjithashtu dhe si rezultat, Ukraina ka “tërhequr” 10 nga ushtarakët e saj.

“Sot, me urdhër të presidentit Zelensky, u bë shkëmbimi i parë i plotë i robërve të luftës”, ka shkruar ajo. Skynews thekson nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e mësipërme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!