“Ukrainasit pro bashkimit me Rusinë,” NATO: Referendumet e rreme, shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar

schedule18:07 - 27 Shtator, 2022

schedule 18:07 - 27 Shtator, 2022

“Referendumet e rreme në Ukrainë janë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.” Kështu është shprehur të martën pasdite Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë Ukraina”, shkroi shefi i NATO-s në Twitter.

Stoltenberg tha se sapo kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me të cilin “e bëri të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje”.

Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë.

Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar veprimet e tyre në zonat e pushtuara. Si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë cilësuar votimet si të pavlefshme ndërsa nuk kanë munduar raportimet se ukrainasit në fakt po votojnë të shantazhuar për bukën e gojës apo edhe nën kërcënimin e armës. /abcnews.al/