Ukrainasit “i presin krahët” ushtrisë ruse: Sa avionë u kemi rrëzuar

schedule10:49 - 6 Mars, 2022

schedule 10:49 - 6 Mars, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin.

Këtu janë pikat kryesore:

– Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës
– Një numër pilotësh rusë janë kapur
– Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje

Lexoni KËTU të gjitha ngjarjet e sotme mbi luftën

– Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa
– Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase

Megjithatë mediat perëndimore nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që pretendon ushtria ukrainase. Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pësuar probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!