Ukraina zhgënjen në “Allianz Arena”, Rumania mposht me tre gola “Verdheblutë”

schedule16:56 - 17 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 17 Qershor, 2024

Ishte padyshim një nisje katastrofike e Kampionatit Evropian të futbollit. Ukraina u mund paq, nga rivalët rumunë, në “Allianz Arena”, duke zhgënjyer totalisht tifozët e pranishëm në mitikun gjerman, të cilët panë portierin e tyre të pësoje plot tre gola përgjatë 90 minutave të lojës, lojë që la shumë për të dëshiruar nga ana e ukrainasve sidomos në finalizimin e aksioneve.

Sipari i golave u çel në minutën e 29’-të të sfidës, nga “fantazisti”, Nicolae Stanciu, i cili merr një pasim të shkurtër nga Denis Man, për të shënuar një “perlë” nga jashtë zone, ndërsa dy golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë, ku Marin e Dragus tundën rrjetën e Lunin, duke siguruar një fitore të madhe, që mund t’i sigurojë edhe kualifikimin e mëtejshëm.

Kështu, falë këtij triumfi madhështor, Rumania renditet në vendin e parë të Grupit E, ndërsa Ukraina në vendin e fundit. Ndërkaq, në sfidën e radhës, rumunët do të përballen me “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, ndërsa Ukraina do të ndeshet me Sllovakinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!