Ukraina vlerëson qëndrimin e NATO-s ndaj Rusisë dhe ftesën për Suedinë e Finlnadën

schedule16:39 - 29 Qershor, 2022

schedule 16:39 - 29 Qershor, 2022

Ukraina vlerësoi NATO-n për qëndrimin ndaj Rusisë dhe për ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake dhe bëri thirrje për një pozicion po aq të fortë dhe aktiv ndaj Ukrainës për të mbrojtur sigurinë euro-atlantike.

“Sot në Madrid, NATO dëshmoi se mund të marrë vendime të vështira, por thelbësore”, shkroi Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba në Twitter.

“Ne mirëpresim një qëndrim të qartë ndaj Rusisë, si dhe pranimin e Finlandës dhe Suedisë. Një pozicion po aq i fortë dhe aktiv ndaj Ukrainës do të ndihmojë në mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!