Ukraina: Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e ushtarëve nga Azovstal

schedule09:40 - 20 Maj, 2022

schedule 09:40 - 20 Maj, 2022

Sipas informacioneve të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 1700 ukrainas  të strehuar në fabrikën e çelikut janë dorëzuar, ndërsa nuk dihet se sa persona kanë mbetur të bllokuar, shkruan BBC.

Këshilltari presidencial Mykhaylo Podolyak thotë se po zhvillohen bisedime shumë të vështira për evakuimet dhe se ukrainasit duhet të tregohen të vetëpërmbajtur derisa të përfundojë operacioni.

Inteligjenca britanike ka sugjeruar se rreth 1700 luftëtarë në fabrikën e çelikut janë dorëzuar dhe janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Dje, një zëvendës komandant i batalionit Azov konfirmoi në një video të shkurtër se ai dhe disa ushtarë të tjerë ishin ende brenda Azovstal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!