Janë shënuar 536 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me sulme të vazhdueshme nga të dyja palët.
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit dhe gati 1,100 janë plagosur, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit në Telegram.
Më shumë se 1,597 fëmijë në Ukrainë kanë vuajtur nga agresioni rus. Zyrtarët e Ukrainës thanë se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.
Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9.396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe 16.646 të tjerë janë plagosur. Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në mbarë qytetet ukrainase, edhe pse vazhdimisht mohon se shënjestron infrastrukturën civile. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar nga territoret e pushtuara forcat ruse.
/abcnews.al