Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Rusia po shkatërron infrastrukturën energjetike, lufta duhet të përfundojë përpara dimrit

schedule08:47 - 11 Gusht, 2022

schedule 08:47 - 11 Gusht, 2022

Sekretari i presidencës ukrainase tha se Kievi duhet t’i japë fund luftës me Rusinë përpara se të vijë dimri. Andriy Yermak tha për agjencinë ukrainase të lajmeve Interfax, se Rusia mund të shkatërrojë infrastrukturën energjetike dhe sistemet e ngrohjes.

Ushtria ruse tashmë po godet infrastrukturën, paralajmëroi ai. “Kjo është një nga arsyet që ne duam që lufta të përfundojë rreth fundit të vjeshtës.”

Sipas Yermak, ushtria ukrainase po bën gjithçka që mundet për të rimarrë territoret nën kontrollin e forcave të armatosura ruse. Sa më shumë që ushtria ruse forcon pozicionet e saj, aq më e vështirë bëhet detyra e trupave të Kievit, tha ai.

Ushtria ruse ka në kontroll një të pestën e territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

Aktualisht nuk ka asnjë tregues se bisedimet do të fillojnë së shpejti për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur përmes negociatave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!