Ukraina: Rusia po shënjestron zonat civile në Zaporizhia

schedule09:18 - 16 Mars, 2022

schedule 09:18 - 16 Mars, 2022

Rusia ka shënjestruar infrastrukturën civile në qytetin juglindor të Zaporizhia për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të saj, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Ukrainës, sipas BBC

Oleksandr Starukh tha se forcat ruse kishin goditur një stacion treni dhe një park.

“Mëngjesi nisi me sulme. Raketat goditën stacionin hekurudhor Zaporozhye-2. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka të raportuar për viktima. Ndërsa raketa e dytë goditi zonën e kopshtit botanik”.

Starukh tha se sulmet ndodhën kur njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit mbërritën në Zaporizhia.

Më shumë se 3 mijë njerëz përfshirë 772 fëmijë janë larguar deri më tani nga Mariupol.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!