Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar këtë pasdite se, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, Rusia po përdor armë me rreze të gjatë në Mariupol.
Qyteti port jugor është përballur me bombardime të pamëshirshme që nga shpërthimi i konfliktit në fund të shkurtit, ndërsa janë raportuar mijëra të vrarë, shkruan Sky News, përcjell abcnews.al.
Oleksandr Motuzyanyk tha se Rusia tani po përqendron përpjekjet e saj në kapjen e qyteteve Rubizhne, Popasna dhe Mariupol.
Shumë kanë pretenduar se Mariupol ka të ngjarë të bjerë brenda javësh, nëse jo ditësh. Harta më poshtë detajon vendndodhjen e disa sulmeve në qytet:
/abcnews.al