Ukraina: Rivendosja e integritetit territorial të vendit është kusht për rifillimin e negociatave me Rusinë

schedule15:14 - 8 Nëntor, 2022

schedule 15:14 - 8 Nëntor, 2022

Një nga kushtet kyçe për rifillimin e bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është integriteti territorial i Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas. Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky tha se është i hapur për dialog për sa kohë që negociatat janë “autentike”.

Më konkretisht, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi sot se kushti kryesor për rifillimin e negociatave me Rusinë do të ishte rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës.

Zyrtari, Oleksii Danilov, tha se Ukraina gjithashtu kishte nevojë për një “garanci” të sistemeve moderne të mbrojtjes, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Kushti kryesor i Presidentit të Ukrainës është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës”, shkroi Danilov në Twitter.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se ishte i hapur për bisedime me Rusinë, por vetëm nëse bëhej fjalë për negociata “të vërteta” që do të rivendosnin kufijtë e Ukrainës dhe do të ndëshkonin ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!