Ukraina rimerr të gjithë rajonin e Kievit, përzihen rusët

schedule19:57 - 2 Prill, 2022

schedule 19:57 - 2 Prill, 2022

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.

“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi” tha Hanna Malyar në një përditësimtë shtunën.

Ushtria ruse po i përqendron sulmet e saj në rajonet lindore të Ukrainës, tha Olexiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, ka pasur sulme ajrore në qytetet Mariupol, Harkiv dhe Çernihiv.

Përveç industrisë së armëve, u prekën edhe zonat e banuara, tha ai, derisa Rusia mohon të ketë sulmuar civilët.

“Armiku” po përpiqet ta kthejë Çernihivin në një Mariupol të dytë, tha Arestovych.

Qyteti i Mariupolit është shkatërruar rëndë javët e fundit, kurse Çernihivi mund të arrihet ende me rrugë tokësore.

“Banorët mund të largohen nga qyteti”, tha ai.

Këshilltari i presidentit, Volodymyr Zelensky, pret që luftimet e rënda të vazhdojnë në Ukrainën lindore.

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 30 fshatra përreth Kievit.

Pas bisedimeve me Ukrainën, Rusia kishte rënë dakord të martën të reduktonte ndjeshëm operacionet e saj luftarake pranë Kievit dhe Çernihivit./Abcnews.al/