Shërbimet e inteligjencës ushtarake në Ukrainë këtë të hënë kanë thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë nga Rusia një platformë nafte dhe gazi në Detin e Zi që u kap nga Moska në vitin 2015 si pjesë e një kundërofensive ukrainase dhe ndërsa tensioni është përshkallëzuar në ujërat jashtë porteve të Ukrainës.
Platforma u kap nga Rusia në vitin 2015, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe është përdorur nga Moska për qëllime ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.
“Për Ukrainën, rimarrja e Vichki Boïka është e një rëndësie strategjike dhe, si rezultat, Rusia ka humbur aftësinë për t’i përdorur ato për qëllime ushtarake“, thuhet në deklaratën e inteligjencës Ukrainase.
Së bashku me platformën e minierave, Ukraina kapi “trofe të ndryshëm të vlefshëm”, si municione helikopterësh dhe një sistem radar që lejon monitorimin e lëvizjeve të anijeve në Detin e Zi , sipas deklaratës.
Përpara aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia, Ukraina siguronte një pjesë të konsiderueshme të gazit të saj natyror nga nëntoka e Detit të Zi, e cila furnizonte jo vetëm Krimenë, por edhe pjesën tjetër të vendit./abcnews.al