Ukraina pushtohet nga COVID-19, e pëson edhe portieri i Realit

schedule14:06 - 6 Tetor, 2020

schedule 14:06 - 6 Tetor, 2020

Andriy Pyatov dhe Taras Stepanenko kanë dalë pozitivë me COVID-19 dhe nuk janë grumbulluar për ndeshjen e radhës së Ukrainës, që zhvillohet të martën kundër Spanjës.

Ata nuk janë të vetmit të infektuar në kombëtaren e Shevchenko, i cili duhet të gjejë zgjidhje të tjera për portën. Yuriy Pankiv ka dalë gjithashtu i infektuar me koronavirus, sikurse edhe Andriy Lunin, portieri i dytë i Real Madrid.

21-vjeçari është izoluar, sikurse kanë bërë edhe lojtarët e tjerë që kanë dalë pozitivë. Një tjetër lojtar i prekur me COVID-19 është edhe Xherdan Shaqiri, i konfirmuar nga Federata Zvicerane e Futbollit. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!