Ukraina kishte planifikuar sulme në territorin rus dhe madje edhe në Moskë me rastin e përvjetorit të pushtimit rus, por u tërhoq me ndërhyrjen e SHBA-së, zbulon Washington Post.
Gjenerali Kirill Budafo, kreu i shërbimeve inteligjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës (HUR), thuhet se urdhëroi zyrtarët të përgatiten për sulme masive më 24 shkurt, sipas dokumenteve të Pentagonit.
Sipas raportit, ukrainasit po planifikonin edhe sulme me tritol në portin rus të Detit të Zi të Novorossiysk, në një operacion simbolik që do të demonstronte aftësinë e Ukrainës për të goditur objektivat në tokën ruse.
Megjithatë, planet e Ukrainës nuk u vunë në zbatim për arsye të panjohura nga aleatët e saj më të fortë, SHBA, shërbimet sekrete të të cilëve po monitoronin planet e Kievit.
Shtetet e Bashkuara kanë frikë prej kohësh nga reagimet ekstreme nga Kremlini (përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore taktike) që do të provokonin sulme të tilla ose nga fakti që Kinës t’i jepej mundësia të akuzonte NATO-n për përfshirje në luftë dhe në këtë mënyrë të rriste mbështetjen e saj ndaj Rusisë.
/abcnews.al