Ukraina po errësohet, Britania ndërmerr hapin emergjent

schedule08:37 - 14 Mars, 2022

schedule 08:37 - 14 Mars, 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë. Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, përfshirë strehimoret dhe spitalet.

Ata gjithashtu do të ofrojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar me rrymë mbi 20,000 shtëpi.

Lexo edhe: Ukraina po errësohet, NASA nxjerr imazhet e fundit

Njoftimi vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri kërkesë të drejtpërdrejtë Britanisë së Madhe për gjeneratorët.

Johnson tha se gjeneratorët do të lehtësojnë menaxhimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën.

Ai shtoi se ata “do të ndihmojë edhe në funksionimin e shërbimeve jetike, në mënyrë që njerëzit e Ukrainës të mund të vazhdojnë të mbrojnë vendin e tyre”. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!