Ukraina nuk do të pranojë vendosjen e një armëpushimi derisa të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga vendi, sipas një deklaratë të këshillltarit të presidentit ukrainas, shkruan skynews.
Mykhailo Podolyak, i cili ka qenë i përfshirë në disa raunde bisedimesh me Rusinë, pasqyron një qëndrim gjithnjë e më të sigurt që po mbahet nga Ukraina.
Do not offer us a ceasefire – this is impossible without total Russian troops withdrawal. Ukraine is not interested in new “Minsk” and the war renewal in a few years. Until ?? is ready to fully liberate occupied territories, our negotiating team is weapons, sanctions and money.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) May 19, 2022
“Derisa Rusia të jetë gati për të çliruar plotësisht territoret e pushtuara, ekipi ynë negociues nënkupton armë, sanksione dhe para”, tha ai.
Duke iu referuar një marrëveshjeje paqeje të vitit 2015 për Ukrainën lindore, e cila u ndërmjetësua nga Franca dhe Gjermania dhe u nënshkrua në kryeqytetin bjellorus, Minsk, Podolyak shtoi: “Ukraina nuk është e interesuar për “Minskun” e ri dhe për rinovimin e saj pas disa vitesh.
/abcnews.al