Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina merr ‘fuqinë e zjarrit’/ Softa: Armët e SHBA drejt Ukrainës, në nivele të larta

schedule21:28 - 15 Tetor, 2025

schedule 21:28 - 15 Tetor, 2025

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi zhvillimet e fundit sa i përket frontit të luftës Rusi-Ukrainë. Softa tha se armët amerikane drejt Ukrainës janë të në një nivel të lartë dhe se do të blihen me fondet e BE. Sipas tij, këto armë kanë një rreze të lartë veprimi.

“Janë disa raketa ku rrezja e veprimit të tyre shkon përtej Rusisë dhe mund të rriste përshkallëzim. Fakti që thotë se këto armë do blihen nga Amerika me fonde të BE, e largon SHBA si furnizues kryesor. Këtu ka dhe vende skeptike që nuk janë të gatshme, buxheti i mbledhur deri tani ëshë 2 miliardë euro dhe masa e krijuar për një sistem mbrojtës të kahut lindor , shihet mënyra e reagimit të Rusisë.”

Më tej, gjeneral Dedë Prenga komentoi për ‘War Report’ vatrën e luftës duke thënë se presioni amerikan duhet të jetë i madh dhe i kujdesshëm duke marrë parasysh cili ‘kundërshtar’ është përballë.

“Në kuadrin e luftës hibride, për shkak edhe të presioni ndaj Rusisë, sepse nga momenti i fillimit të agresionit është e drejta e ruajtjes së kufiirt të Ukrainës.

Ata e kanë shkelur këtë dhe duke bërë një luftë të padrejtë, në këto kushte i lind e drejta Ukrainës dhe NATOS që të bëj presion në mënyrat që i kanë. Amerika premtimin që ka bërë gjatë fushatës, presioni i tij duhet të jetë i madh dhe i kujdesshëm duke marrë parasysh kë ka përballë. Është Rusia dhe Putin, me vendosjen e sanksioneve Rusia nuk gjunjëzohet, por shtriu marrëdhëniet e saj përtej kufirit duke shkuar në Kinë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!