Deputeti i PS Lavdrim Krashi, në një intervistë në “Special Report” në ABC News, foli për Samitin e Ukrainës që u mbajt në Tiranë.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek deklaratat për prodhimin e armëve për Ukrainën duke thënë se të gjitha opsionet janë të hapura.
“Ukraina duhet të mbështetet, Kievi ka nevojë për mbështetje. Dihet se kush është agresori dhe viktima në këtë luftë. Çdo ndihmë është e vlefshme dhe është për t’u përshëndetur. Sa i përket prodhimit të armëve mbetet për t’u parë, është diskutuar, por për detaje do të presim se si do të ndodhë. Në bashkëpunim dhe me partnerët, me NATO-n do të ndërmerren të gjitha hapat. Të gjitha opsionet janë të hapura, nuk ka një vendim është folur është diskutuar. Në situata të tilla bashkëpunimi me aleatët është shumë i rëndësishëm”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj bisede, Krashi nënvizoi se është shumë i rëndësishëm edhe koordinimi me aleatët.
Ndërsa sa i përket deklaratës së përbashkët të liderëve
Hapja e ambasadës në Kiev;
Lavdrim Krashi: Do ta hapim së shpejti. MEPJ në kërkim të ambasadorit. Mesazhi politik që ka dhënë Shqipëria që prej ditës së parë është mbështetja.
/abcnews.al/