Ukraina i kërkon Perëndimit armë të rënda

schedule15:41 - 2 Prill, 2022

schedule 15:41 - 2 Prill, 2022

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i bëri thirrje të shtunën SHBA-së dhe aleatëve të saj që të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë, ndërsa ushtria ruse po pozicionon trupat në lindje dhe jug të Ukrainës, sipas CNN.

“Pas tërheqjes së trupave rusë nga Kievi dhe Chernihiv, është e qartë se Rusia ka prioritet një taktikë tjetër – të zhvendosë trupat në lindje/jug, të kontrollojë territore të mëdha (jo vetëm  rajonet e Donetsk dhe Luhansk) dhe të marrë kontrollin në ato terrene”, tha ai.

Ushtria ruse tha se “faza e parë” e pushtimit të saj në Ukrainë kishte përfunduar dhe se do të tërhiqte forcat nga rajoni i Kievit dhe Chernihiv për t’u përqëndruar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

/abcnews.al