Ukraina i ka dhënë goditjen e radhës Putinit, duke rimarrë në kontroll pesë fshatra kyç në territorin e aneksuar nga Rusia. Kievi është zotuar të rimarrë të gjithë rajonin e Khersonit deri në fund të vitit, pasi nisi kundërofensivën e tij në gusht, sipas Daily Mail.
Kherson ishte një nga katër rajonet e pretenduara nga Rusia muajin e kaluar pas referendumeve të rreme. Ukraina tha se forcat e tyre kanë çliruar pesë vendbanime të tjera në Beryslav, rajonin Kherson.
Lexo edhe: Forcat ruse bombardojnë Mykolaiv, raportohet për 7 të zhdukur
Ndërkohë, Rusia vazhdon të sulmojë objektivat civile. Forcat ruse goditën me raketa një treg në qytetin lindor të Avdiivka, duke vrarë të paktën nëntë persona.
/abcnews.al