Rusia është duke bartur trupa në kufijtë e Ukrainës pas humbjeve të mëdha gjatë luftës, pretendon ushtria ukrainase.
Në përditësimin e fundit për konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka thënë se “për shkak të humbjeve të mëdha” forcat ruse vazhdojnë të formojnë dhe të zhvendosin njësite shtesë të forcave të armatosura të Federatës Ruse në kufijtë e Ukrainës”.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këtë informacion.
Zyrtarët e NATO-s besojnë se 7,000 deri në 15,000 trupa ruse mund të jenë vrarë në muajin e parë të konfliktit, ndërsa numri i të plagosurve mund të shkojë nga 30,000 deri në 40,000./abcnews.al/