Ukraina: Forcat ruse kanë sulmuar rajonet perëndimore dhe qendrore

schedule09:44 - 28 Mars, 2022

schedule 09:44 - 28 Mars, 2022

Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën perëndimore dhe qendrore, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN

“Gjatë mbremjës janë dëgjuar dy shpërthime shumë të fuqishme pranë Zhytomyr,” tha Serhii Sukhomlyn, kryebashkiak i qytetit. “Njerëzit u trembën sepse fillimisht menduan se ishte tërmet. Tani situata në Zhytomyr është pak e qetë”, tha ai.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Volyn në Ukrainën perëndimore, Yuriy Pohuliaiko tha se është goditur një depo karburanti nga forcat bjelloruse.

“Dua t’ju informoj se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e goditur nga raketa. Për momentin nuk ka të raportuar për viktima.” Raketa u lëshua në një lartësi të ulët, duke iu shmangur zbulimit nga radarët, tha ai.

Forcat ruse kanë shënjestruar pikat e furnizimit me karburant rreth Ukrainës gjatë ditëve të fundit, me Rusinë që konfirmoi sulmet në depot e karburantit në Lviv dhe jashtë Kievit të shtunën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!