Ukraina do të shesë “bono lufte” për të financuar forcat e armatosura

schedule08:27 - 1 Mars, 2022

schedule 08:27 - 1 Mars, 2022

Teksa Ukraina hyn në ditën e 6 të luftimeve, sulmet ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesin e së hënë.

Ndërkohë qeveria e Ukrainës ka njoftuar se planifikon të shesë bono që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

Lexo edhe: BE do të fusë Ukrainën në rrjetin e saj të energjisë

Në një postim në Twitter, Ministria e Financave e Ukrainës deklaroi se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase (24,80 £ ose 33,27 dollarë) me normën e interesit të ofruar që do të “përcaktohen në ankand”.

“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” shkruhet në postimin e ministrisë në Twitter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!