Ukraina dhe Rusia do të bëjnë sot shkëmbimin e radhës të të burgosurve të luftës

schedule12:44 - 3 Nëntor, 2022

schedule 12:44 - 3 Nëntor, 2022

Rusia dhe Ukraina pritet të këmbejnë të burgosur lufte gjatë ditës së sotme, ka thënë një zyrtar i instaluar nga Rusia.

Në një postim në Telegram, Denis Pushilin, i cili është administratori aktual i pjesëve të Donetskut të kontrolluara nga Rusia, tha se të dy vendet do të dorëzojnë 107 të burgosur secila.

“Sot po kthejmë 107 luftëtarë tanë nga birucat e Ukrainës. Nga numri i përgjithshëm i të liruarve, 65 ishin nga Donetsk dhe Luhansk. Së shpejti ata do të mund të përqafojnë të dashurit e tyre”, tha ai.

Të dy vendet kanë përfunduar disa shkëmbime të burgosurish që nga fillimi i luftës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!