Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, sfidat e reja në takimin e NATO-s në Uashington

schedule20:12 - 7 Korrik, 2024

schedule 20:12 - 7 Korrik, 2024

Të martën, javën që vjen, 32 liderët e aleancës më të suksesshme të mbrojtjes në historinë e njerëzimit, NATO-s, do të mblidhen në Uashington për 75-vjetorin e themelimit të saj.

Ky takim është i rëndësishëm, jo vetëm për 75-vjetorin, por edhe rëndësinë që mbart. NATO pritet të bëjë publike sfidat e reja gjeopolitike dhe të mbrojtjes të dekadës së ardhshme.

Dhe ndërsa historia ndonjëherë bën “kurthe”, NATO do të trajtojë gjithashtu shqetësimet kryesore që lidhen me sigurinë në Ukrainë ndërsa vazhdon agresioni rus, si dhe sfidat në rajonin e Indo-Paqësorit.

Sot jemi në vitin e 75-të të NATO-s, me aleancën e 32 anëtarëve dhe 22 vendeve të tjera partnere dhe pas 11 shtatorit, sulmet e NATO-s në Afganistan dhe Irak dhe shfaqja e ISIS-it, kërcënimi kryesor për NATO-n, si pasojë e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare, vjen sërish nga lindja.

Nga Rusia e Vladimir Putinit, e cila i ka dhënë kredencialet e saj revizioniste pushtimin dhe luftën kundër Ukrainës.

“Çështjet tek të cilat do të përqendrohet takimi i nivelit të lartë kanë të bëjnë me mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, bashkëpunimi me partnerët, mënyrat se si ne mund të ndërtojmë qëndrueshmërinë e aleatëve për t’u përballur me kërcënimet dhe sfidat që paraqet Kina”, tha Douglas Jones, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Analistët thonë se NATO po fillon gjithashtu të shqyrtojë një rol më të madh në Indo-Paqësor.

“Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia janë shumë të interesuara për të thelluar bashkëpunimin e tyre me NATO-n dhe jo domosdoshmërisht në fushën ushtarake, por edhe në disa fusha ku ka bashkëpunim në vazhdim”, thotë Stephen Flanagan, i organizatës kërkimore ‘RAND’.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!