Ukraina: Deri më tani janë kryer mbi 17 mijë sulme ndaj objektivave civile nga Rusia

schedule10:14 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:14 - 15 Korrik, 2022

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka kryer mbi 17,300 sulme ndaj objektivave civile, ndërsa pak më shumë se 300 kanë goditur objektivat ushtarake, shkruan la repubblica.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri ukrainas, Yevhen Yenin, sipas Ukrinform.

“Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të sulmeve ndaj objektivave civilë. Unë kërkova në mënyrë specifike një raport përmbledhës se sa raketa ruse kanë goditur objektiva ushtarakë dhe sa kanë goditur objektiva civile”, tha Yenin.

Për të bërë një krahasim: që nga agresioni, ka pasur 17.314 sulme në objektiva civile dhe pak më shumë se 300 në objektiva ushtarakë”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!