Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë mbi 28 mijë ushtarë rusë

schedule11:03 - 18 Maj, 2022

schedule 11:03 - 18 Maj, 2022

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas,  ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 28,300, shkruan skynews.


Sipas informacioneve, ushtria ukrainase ka shkatërruar 1251 tanke, 202 avionë dhe 167 helikopterë.

Lexo edhe: Humbje të mëdha, inteligjenca britanike: Si dështuan rusët në Mariupol

Skynews thekson se shifrat e pretenduara nga pala ukrainase nuk janë verifikuara nga burime të paanshme.

  • 1251 tanke
  • 3043 automjete të blinduara
  • 586 sisteme artilerie
  • 199 sisteme raketash
  • 202 avionë luftarakë
  • 167 helikopterë
  • 2137 kamionë dhe cisterna me karburant
  • 13 luftanije dhe varka
  • 102 raketa kalibr
  • 441 drone

/abcnews.al