Më shumë se 100.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i forcave të Moskës, më 24 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, sipas mediave të huaja.
100,000 soldiers have been recognized with awards in 10 months of the full-scale war – russian #DefMin Sergei Shoigu.
What an amazing coincidence. pic.twitter.com/ESM2fKmaXk
— Defense of Ukraine (@DefenceU) December 22, 2022
“Në këtë periudhë, Rusia humbi gjithashtu 3000 tanke dhe rreth 6000 automjete të tjera të blinduara në fushën e betejës”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Rreth 100.400 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 660 ditën e djeshme, tha ushtria ukrainase. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tha se kanë rrëzuar gjithashtu 283 avionë ushtarakë, 267 helikopterë dhe 1693 dronë.
Forcat e Kievit thonë se shkatërruan 3003 tanke ruse, 5981 automjete të blinduara luftarake, 1978 sisteme artilerie, 413 sisteme të shumta raketahedhëse, si dhe 16 anije dhe 653 raketa kalibr.
/abcnews.al

