Ukraina: 4,000 civilë, përfshirë 38 fëmijë janë ende në Bakhmut

schedule15:41 - 7 Mars, 2023

schedule 15:41 - 7 Mars, 2023

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha për mediat rajonale të martën se më pak se 4,000 civilë, përfshirë 38 fëmijë,janë ende  në Bakhmut.

“Përafërsisht 38 fëmijë, me sa dimë, ndodhen ende në Bakhmut,” tha Vereshchuk.

Qyteti, fokusi i luftimeve të ashpra në rajonin e Donbasit, kishte një popullsi të vlerësuar para luftës prej rreth 70,000 njerëz. Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të mbrojë qytetin, pavarësisht një rrethimi të pjesshëm.

Jan Gagin , një këshilltar i liderëve të vendosur nga Rusia në pjesën e pushtuar të Donjeckut, ka pohuar se forcat ruse kontrollojnë rreth gjysmën e Bakhmutit, ndërsa Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Ëagner, trupat e të cilit po udhëheqin sulmin, ka thënë se midis 12,000 dhe 20,000 trupa ukrainase po mbrojnë qytetin.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu tha të martën se marrja në kontroll e Bakhmut do t’i lejojë forcat e Moskës të kryejnë operacione të mëtejshme sulmuese.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!