Ukraina: 30% e infrastrukturës energjetike është goditur nga raketat ruse

schedule08:40 - 12 Tetor, 2022

schedule 08:40 - 12 Tetor, 2022

Ministri i energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko,  tha se 30% e infrastrukturës energjetike të vendit është goditur nga raketat ruse.

Ai tha kjo ishte hera e parë që nga fillimi i luftës që Rusia kishte “shënjestruar në mënyrë dramatike” infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi më herët se trupat e saj po vazhdonin sulmet ajrore me rreze të gjatë në infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Ukrainës.

Raportet sugjeruan se gjashtë persona u plagosën në një sulm të dytë rus në termocentralin Ladyzhyn (LTPP) në rajonin Vinnytsia të Ukrainës.

Komentet e Halushchenkos vijnë pasi disa vende të NATO-s dhe OKB-ja kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke kryer krime lufte me sulmet e saj të vazhdueshme ndaj objektivave civilë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!