Ujka: Partizani nuk na vuri në vështirësi, Bylisi mund të mbijetojë

schedule19:10 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 19:10 - 19 Dhjetor, 2020

Serxho Ukja ishte një nga më të mirët për Bylisin në ndeshjen e sotme me Partizanin në barazimin 0-0 me Partizanin në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes mesfushori foli për Supersport dhe u shpreh se Partizani nuk i krijoi shumë vështirësi Bylisit sot.

 

“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Nuk mendoj se bëra një ndeshje kushedi, thjesht dhashë maksimumin dhe… Kam marrë një dëmtim në javën e parë dhe dalëngadalë duke luajtur disa minuta apo një pjesë po e marr veten.

Dalëngadalë do luaj nga minuta e parë. S’e di, sot Partizani nuk ishte ekipi më i mirë. Kemi luajtur ndaj ekipeve më të fortë. Nuk na hapi vështirësi të mëdha sot. Kampionati është i gjatë, mbijetesa është e vështirë. Grupin dhe lojtarët i kemi, të marrim më të mirën dhe pse jo të mbijetojmë”, u shpreh Ujka. /abcnews.al