Uji shkon 1 metër, përmbyten tokat në Divjakë

schedule12:19 - 19 Maj, 2018

schedule 12:19 - 19 Maj, 2018

Fermerët e Divjakës po përjetojnë një situatë të pazakontë në ditët e fundit të pranverës. Reshjet u kanë përmbytur tokat dhe shkak, sipas tyre, janë bërë hidrovoret. Dëmet janë të mëdha dhe deri tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues nga bashkia që të inspektojë situatën në terren.

Balta dhe uji ka mbuluar tokat në fshatrat Gërmenj dhe Biçukas të bashkisë Divjakë. Çdo kulturë e mbjellë po kalbet. 200 ha tokë është e përmbytur. Në diza zona shkon në 1 metër.

 Askush nuk ka ardhur të shohë gjendjen. Fermerët ndihen të zemëruar përballë mospërfilljes së kryetarit të bashkisë, Fredi Kokoneshi. Këtë herë përmbytja nuk u erdhi nga shiu, por nga hidrovori portat e të cilit nuk u hapën në kohën e duhur.

Për të shpëtuar një pjesë të prodhimit, fermerët përpiqen të largojnë baltën me presion uji. Në të gjithë historinë e tyre të përmbytjeve nuk njohin një dëmshpërblim.

As bashkia nuk i përgjigjet kërkesave të tyre për ndihmë, as bordi i kullimit nuk ndërhyn për pastrimin e kanaleve kryesore. E vetmja shpresë e banorëve mbetet, ministri i Bujqësisë, të cilin e presin të vizitojë zonën, pas bërjes publike të problemeve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!