Uji i pijshëm në Tiranë, Veliaj: Jemi shumë pranë asaj që ne duam të arrijmë

schedule19:20 - 13 Mars, 2023

schedule 19:20 - 13 Mars, 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë në “Edicionin Qëndror” me gazetaren Juli Kristafi në ABC News, ku fillimisht u fol për situatën e ujit të pijshëm.

Veliaj tha se jemi shumë pranë asaj që ne duam të arrijmë, pasi tanimë 75% e Tiranës ka ujë të pijshëm 24 orë dhe shumë shpejt do të përfundohet edhe me disa zona periferike pasi paratë janë siguruar.

“Besoj që duhet të kuptojmë ku ke qemë dhe sa kemi ecur. Hera e parë që bashkia e ka marrë përsipër ujin e pijshëm ka qe në mandatin e Bashës që nuk bëri asgjë.

Në mandatin tonë të parë në  2015, Tirana u rrit me 24 herë. Shumë prej njësive nuk ishin fare në bashkinë e Tiranë, na u desh jo vetëm të rikuperonim çfarë ishte amortizuar, por të integronim edhe të rejat.

I gjithë Astiri furnizohej nga puset e ujit të Laknasit, që një kompani pijesh me gaz kishte hapur në vitet 90. Lagja sot ka 80 mijë banorë dhe ka një linjë të dedikuar. Më para linja që sillte ujin në Tiranë ishte një kulluese makaronash që shpërndante ujin nëpër fusha. Kemi reduktuar ndjeshëm humbjet. Tirana ka kaluar nga 7 në 17 orë furnizim me ujë.

75% është tanimë me ujë 24 orë, kemi vetëm disa zona periferike ku duhet të punojmë dhe do të zgjidhim me anë të një kredie” tha fillimisht Veliaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!