Dy personat që shikoni në foton e mësipërme, janë viktimat fatkeqe që la pas moti i keq në Malësinë e Madhe. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij të mitur, Jason, u morën nga rrjedha e lumit teksa udhëtonin me makinën e tyre.
Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila ka mundur të dalë e gjallë.
Trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.
Ndërkohë situata në Shkodër, vijon të mbetet e rëndë për shkak të përmbytjeve në disa zona. /abcnews.al/