Ujërat e ndotur në det/ Klosi: Deri më 1 qershor të vihen depuratorët

schedule14:45 - 24 Prill, 2018

schedule 14:45 - 24 Prill, 2018

1 Qershori është afati i fundit që bizneset të cilat derdhin ujërat e ndotura në det apo lumenj të marrin masa. Pas kësaj date ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaron se do të nisin ndëshkimet.

Bizneset që pas një qershorit nuk kanë vendosur depuratorë, por vijojnë të derdhin ujërat e ndotura në lumenj e dete nuk do të lejohen të ushtrojne aktivitetin.

Paralajmërimi vjen nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit. Blendi Klosi ishte në Fier ku inspektoi investimin e realizuar për filtrimin e ujit.

 “Ne do të kërkojmë që modele të tilla të zbatohen, një zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së  mjedisit. Impianti i tillë do të kërkohet me patjetër të vihet në përdorim nga cdokush që  ka përdorimin e ujërave në vendin tonë. Kjo që ndodh në këtë lumë është pjesë e mbrojtjes së jetës së njerëzve. Prandaj vazhdojmë të bëjmë thirrje për të gjithë që deri në datën 1 qershor të vendosin depuratorët e ujërave të zeza.”

Ndërkohë në Gjanicë situata mbetet shqetësuese. Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi iu referua një studimi të bërë së fundmi nga specialistët amerikanë.

 “21 pika ku derdhen mbetjet në Gjanicë. Sipas këtij studimi 4-5 pika janë ato ku derdhen hidro-karburet, ndërsa të tjerat janë të ujërave të zeza. “

Vendosja e impanteve ne 4 apo 5 pika sipas kryebashkiakut do të sillte pastrimin e plotë të lumit për 1 ose 2 vjet. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!