Ugarte drejt “Teatrit të Ëndrrave”, “Djajtë” e United gati 60 milionë euro për “shkatërruesin” uruguajan

schedule16:56 - 27 Gusht, 2024

schedule 16:56 - 27 Gusht, 2024

Ishin padyshim ndër klubet më aktive në këtë merkato vere.

Me ardhjen e pronarëve të rinj, “Djajtë e Kuq”, të Manchester United zhvilluan një sesion spektakolar transferimesh këtë verë, duke afruar lojtarë të njohur dhe me potencial në organikën e tyre, si Leny Yoro, Matthijs de Ligt, Noussair Mazraoi e Joshua Zirkzee.

Megjithatë, merkatoja e “rekordmenëve” të Premier League, nuk mbaroi me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, United është shumë pranë transferimit të objektivi kryesor të tyre, Manuel Ugarte, me “shkatërruesin” uruguajan, i cili shihet si lojtari “kyç”, që mungon në mesfushën e “Djajve’.

Për kartonin e tij, “Të Kuqtë” e Mançesterit do të derdhin në arkat e “gjigantëve” të PSG plot 60 milionë euro, shifër që ndahet në modulin 50+10, ku 50 milionë euro do të paguan si tarifë bazë, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të vijnë në formën e bonuseve.

Sakaq, ende nuk janë bërë me dije detajet e kontratës personale, që 23-vjeçari do të përfitojë në “Teatrin e Ëndrrave”, megjithatë pritet që të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al