UEFA zbulon treshen kandidate për lojtarin e vitit, dominim gjerman

schedule13:12 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:12 - 23 Shtator, 2020

Pak çaste më parë UEFA ka zbuluar tre emrat që do të garojnë mes tyre për lojtarin më të mirë të sezonit 2019/20. Qeveria e futbollit europian ka konfirmuar se Kevin De Bruyne, Manuel Neuer dhe Robert Lewandowski janë treshja finale që mund të fitojnë çmimin prestigjoz.

Mesfushori i Manchester Cityt ka fituar gjithashtu edhe çmimin e lojtarit më të mirë të Premier League, pasi një sezoni të shkëlqyer me “Qytetarët”. Ndërkohë dyshja bavareze nuk ka nevojë për shumë koment sepse ata arritën të fitonin tripletën në sezonin e kaluar.

Fituesi pritet të zgjidhet në datën 1 tetor, pikërisht ditën kur do të hidhet dhe shorti i Champions League. Mbetet për tu parë se kush do të jetë fituesi, ku favorit pa dyshim është sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski. /abcnews.al