UEFA ka vendosur të surprizojë Barcelonën ditën e sotme. Disa mjekë të qeverisë evropiane të futbollit, kanë zbarkuar në qendrën stërvitore të ekipit katalanas për të kryer disa kontrolle anti-doping.
Plot gjashtë lojtarë të Barcelonës, i janë nënshtruar testeve. Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arturo Vidal, Ansu Fati dhe Riqui Puig.
Lojtarët i janë bashkuar shokëve të tjerë në stërvitje menjëherë pasi përfunduan kontrollet. Tani priten rezultatet e përgjigjeve, me shpresën që të gjashtë do të rezultojnë negativë. /abcnews.al