Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

UEFA “surprizon”, lojtari më i mirë në Euro U-19 shpallet një shqiptar

schedule20:34 - 21 Korrik, 2023

schedule 20:34 - 21 Korrik, 2023

Nga këmbët e tij erdhi goli, i cili ngjiti Italinë U-19, në majën e futbollit evropian këtë vit. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Kombëtaren e “të kaltërve”, Luis Hasa.

Pavarësisht se e nisi ekperiencën e tij në Evropian, vetëm nga stoli, në fitoren 4 me 0, ndaj Maltës, “fantazisti” i mesfushës së Juventus u kthye shpejt në një protagonist te “të kaltërit”, ku vetëm në ndeshjen pasardhës dha asistin e golit të vetëm, në humbjen e thellë 5 me 1 ndaj Portugalisë.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi Hasa do të bëhej sërish protagonist në përballjet ndaj Polonisë e Spanjës, si dhe dha asistin vendimtar në golin e shënuar nga Michael Kayode në finalen e madhe ndaj Portugalisë, e cila u fitua nga “të kaltërit” me rezultatin minimal, 1 me 0.



Këto performanca “magjike” të “fantazistit” 19-vjeçar, nuk kanë shpëtuar as nga emisarët e UEFA-s, të cilët e kanë shpallur shqiptarin futbollistin më të mirë të Evropianit U-19, arritje kjo që tregon se Hasën e pret një e ardhme e mrekullueshme në futbollin italian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!