UEFA: Perla e Insigne për golin e sezonit, Italia kërkon ndihmën e tifozëve

schedule18:58 - 19 Korrik, 2021

schedule 18:58 - 19 Korrik, 2021

Dhjetë kandidatura ka shpallur UEFA për golin më të bukur të sezonit 2020/2021. Mes tyre edhe perla e Lorenzo Insignë kundër Belgjikës.

Italia fitoi 2-1 ndaj “Djajve të Kuq” në çerekfinalen e Euro 2020, kompeticion që u fitua në fund nga kombëtarja e kaltër e Roberto Mancinit.


Kapiteni i Napolit dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë falë një inkursioni të bukur, që u finalizua me një goditje perfekte.

Kombëtarja italiane bën thirrje për mbështetje, duke i kërkuar të gjithë tifozëve italianë që të votojnë golin e Insigne.

KANDIDATËT

Medhi Taremi (Chelsea-PORTO 0-1) – Champions League, 13/04/2021

Patrik Schick (Skoci-ÇEKI 0-2) – EURO 2020, 14/06/2021

Kemar Roofe (Standard Liezh-RANGERS 0-2) – Europa League, 22/10/2020

Florian Wirtz (Holandë-GJERMANI 1-2) – Euro U21, 06/06/2021

Dele Alli (TOTTENHAM-Wolfsberg 4-0) – Europa League, 24/02/2021

Lorenzo Insigne (Belgjikë-ITALI 1-2) – EURO 2020, 02/07/2021

Paul Pogba (FRANCË-Zvicër 3-3) – EURO 2020, 28/06/2021

Sarah Zadrazil (Chelsea-BAYERN 4-1) – Champions League (femra), 02/05/2021

Ferrão (BARÇA-Dobovec 2-0) – Futsallë Champions League, 28/04/2021

Paulinho (BRAGA-Leicester City 3-3) – Europa League, 26/11/2020 /abcnews.al