UEFA nis hetimi disiplinor ndaj Bellingham, “ylli” anglez rrezikon pezullimin

schedule21:16 - 1 Korrik, 2024

schedule 21:16 - 1 Korrik, 2024

“Tre Luanët” e Anglisë kaluan me shumë vështirësë në çerekfinalet e Euro 2024, teksa në fazën e 1/16-ve mundën Sllovakinë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, vetëm pas kohës shtesë, me “yllin” e tyre, Jude Bellingham, i cili ishte autori i një supergoli, që barazoi shifrat në minutën e 95’-të, mirëpo jo githçka ka shkuar mirë për “superyllin” anglez.

Kjo pasi UEFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj mesfushorit të Real Madrid, pas gjestit që bëri kur festoi për golin e barazimit në drejtim të pankinës së Sllovakisë dhe në një situatë të tillë UEFA ka nisur me hetimin.

“Hetimi do duhet të hedhë dritë mbi një shkelje të mundshme të rregullave themelore të sjelljes së mirë”-bëhet me dije nga UEFA dhe në një situatë të tillë, Bellingham rrezikon skualifikimin për çerekfinalet e EURO 2024 kundër Zvicrës, por ai gjithashtu mund të marrë një gjobë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!