Paris Saint-Germain është gati të vuajë pasojat e veprimeve të Nasser Al-Khelaifi.
I forti i parizienëve u fut në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve, duke protestuar për golin e parë të Madridit dhe sulmoi verbalisht arbitrin, ndërsa kërcënoi një punonjës të Real Madridit, i cili po filmonte sulmin ndaj arbitrit holandez.
Është e qartë se tani është duke u marrë masa nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s , i cili po mbledh të gjitha informacionet nga incidenti, madje edhe videot që kanë dalë nga incidenti dhe tashmë pritet një “këmbanë” e rëndë si për vetë klubin francez ashtu edhe për Kelaifin./ h.ll/abcnews.al